“Rrethimi opozitar” i Tiranës

14/05/2010 15:30

Opozita do të zbresë sërish sot në kryeqytet , në një tjetër proteste të madhe të paralajmeruar ditët e fundit nga krerët më të lartë të saj.

Ne fakt kjo proteste do të nise ndryshe nga të mëparshmet.Protestuesit do te grumbullohen ne zona te ndryshme te kryeqytetit duke bllokuar njekohesisht sheshet dhe kryqezimet me te rendesishme te tij.

Zona e ‘21 Dhjetorit’ do te jete pika ku do te grumbullohen protestues nga Fieri, Lushnja e qytetet perreth. Rruga e Elbasanit do te bllokohet nga protestuesit e Korces, Pogradecit dhe Elbasanit. Ne zonen e Stacionit te Trenit ne kryeqytet do te jene mbeshtetesit e opozites nga veriu Shkodra, Lezha, Kukesi, e qytete te tjera. Ne piken tjeter ate te Zogut te Zi do te jene te vendosur protesuesit nga qytetet e Durresit e Beratit. Protestues nga qyteti i Vlores do te grumbullohen prane stadiumit Dinamo. Per rreth 1 ore apo me shume protestuesit do te bllokojne te gjitha keto akse kryesore te kryeqytetit duke kerkuar realizimin e kerkesave te parashtruara nga opozita per trasnsparecen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Me pas te gjitha grupet do te marshojne drejt bulevardit ne vendin ku eshte vendosur cadra e greves se urise . Ne kete pike do te organizohet protesta dhe do te mbahen fjalime nga kreret e opozites, nderkohe qe nuk dihet ende se c’do te ndodhe pas perfundimit te saj.

Top Channel