Del grevisti i tretë për sot

14/05/2010 17:30

Një 39 vjeçar nga Elbasani është grevisti i tretë që detyrohet të lërë grevën e urisë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Bëhet fjalë për shtetasin Përparim Meta, i cili është dërguar menjëherë për në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

39 vjeçari është grevisti i 35-të që largohet që prej fillimit të saj.

Top Channel