Misioni evropian për rendin dhe ligjin, EULEX ka deklaruar se hetimet për cështje që kanë të bëjnë me korrupsion dhe krim të organizuar do të shtrihen edhe në veri të Kosovës.

Zëdhënësja e EULEX, Christina Herodes ka bërë të ditur se hetimet do të përfshijnë edhe strukturat paralele serbe, si dhe të gjitha organizatat apo individët të përshirë në afera kriminale.

Zëdhënësja ka shtuar më tej se vëmendje të vecantë do t’u kushtohet edhe vrasjeve, kryesisht atyre të kryera nga viti 2004 e deri më sot, pa bërë asnjë dallim etnik.

Top Channel