Meksika dhe Afrika e Jugut ndahen në barazim

11/06/2010 18:00

Përfundon në barazim 1-1 ndeshja e parë e Botërorit 2010 mes vendasve të Afrikës së Jugut dhe Meksikës, e vlefshme për Grupin A ku bëjnë pjesë edhe Franca e Uruguaji.

Takimi i zhvilluar në “Soccer Stadium” të Johanesburgut është dominuar nga Meksika gjatë gjithë 90 minutave por të parët kaluan në avantazh afrikanët pas një kundërsulmi të finalizuar nga Tshabalala në minutën e 10-të të pjesës së dytë.

Pas shumë përpjekjeve, Marquez barazoi shifrat në minutën e 34-t, duke mbajtur skuadrën e tij në garë. Për t’u theksuar është një shtyllë në minutat e fundit nga Mphela, i cili u gjend i vetëm përballë portierit Perez. Në orën 20:30 po për këtë grup do përballen Franca dhe Uruguaji në stadiumin e Cape Toën.  
 

Top Channel