Ish-kryeministri britanik Tony Blair do të vizitojë ditën e enjte Prishtinën, me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci.

Blair do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, ku do të jenë të pranishëm edhe autoritetet më të larta kosovare, si dhe do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu, në ditën e parë të vizitës së tij, Blair do të nderohet nga Universiteti i Prishtinës me titullin Doctor Honoris Causa, ndërsa një ditë më pas do të vizitojë Pejën dhe Prizrenin.

Në Kosovë janë bërë të gjitha përgatitjet për ardhjen e ish-kryeministrit britanik. Rrugët e Prishtinës janë mbushur me fotot e tij dhe shkrime që e konsiderojnë si hero dhe mik të Kosovës.

Top Channel