Ish-kryeministri britanik Tony Blair është pritur me nderimet më të larta kur ka mbërritur pak caste më parë ne Prishtinë.

Garda ceremoniale e FSK-së i bëri nderime Blair teksa hynte në ndërtesën e qeverisë, ku aktualisht po zhvillon një takim me kryeministrin Hashim Thaci.

Pas pak castesh pritet që të mbahet një konferencë për shtyp, pas të cilës ish-kryeministri britanik do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu.

Blair po viziton Kosovën me ftesë të kryeministrit Hashim Thaci. Nesër ai do të vizitojë Pejën dhe Prizrenin.

Top Channel