Ish-kryeministri britanik Tony Blair deklaroi në kuvendin e Kosovës se ëndrra e tij është të shohë shtetin e ri, në radhët e Bashkimit Evropian, ku edhe mund të marrë rolin e vet për vendime të rëndësishme.

“Për ta bërë këtë ëndërr realitet ju duhet të jeni të sinqertë ndaj vlerave që sollën republikën e Kosovës. Këto vlera janë në punën tuaj por edhe në ato evropiane”, u shpreh Blair.

Duke përshëndetur deputetët dhe popullin e Kosovës për respektin e treguar ndaj tij, Blair theksoi se ky vend ka dëshmuar se mund ta bëjë të pamundurën të mundur,ndërsa uroi që edhe në të ardhmen Kosova të tregojë të njëjtën fryme vullneti dhe angazhimi për të ecur më tej.

Top Channel