Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu në fjalimin vjetor para deputetëve të Kosovës i ka bërë thirrje Beogradit, që të distancohet nga stimulimi i dhunës në Kosovë, ndërsa u ka bërë me dije të gjithë atyre që pretendojnë ndryshimin e kufijve të Kosovës, se kjo nuk do të ndodh kurrë.

Presidenti Sejdiu gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës ka përmendur dhunën në veri të Mitrovicës, e cila sipas tij ka ardhur nga ata që e ndjekin politikën e vjetër të Miloshevicit.

Duke shprehur mundësinë e bisedimeve Beogradin, presidenti theksoi se ato do ta jenë vetëm teknike dhe në asnjë mënyrë nuk do ta prekin statusin e Kosovës.

“Nuk kemi asnjë copë toke për t’ia falur dikujt”, u shpreh Sejdiu, duke shtuar se lëvizja e kufijve mund të ketë efekt domino dhe mund të destabilizojë rajonin.

Top Channel