“BP”, progres në vendosjen e kupolës së re

12/07/2010 18:15

Inxhinierët kanë bërë progrese domethënëse në procesin e vendosjes së një kupole të re për të ndalur derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.

Lajmin e ka bërë të ditur komandanti i Rojës Bregdetare amerikane, admirali Thad Allen.

“Kjo mund të cojë në mbylljen përfundimtare të vrimës prej nga derdhet nafta”, ka pohuar Allen, duke shtuar se shpreson që kupola të vendoset së shpejti, ndërsa ditë më pas të testohet.

Kupola është një nga disa prej mjeteve që kompania “British Petroleum” ka provuar si zgjidhje të përhershme.

Lajmi për progreset vjen në prag të një vizite në zonë, të planifikuar nga zonja e parë e SHBA, Michelle Obama, e cila do të njihet me të dhënat e fundit që do të paraqiten nga autoritetet lokale.

Top Channel