Opozita kosovare e bojkotoi fjalimin e presidentit Fatmir Sejdiu në Kuvend. Deputetët e partive të opozitës u shprehën se në vend sovraniteti i shtetit është i cënuar, ndërsa nuk ka vullnet për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Konsiderojmë që presidenti Sejdiu po shkel Kushtetutën. Ai nuk mund të qëndrojë në dy detyra. Ai duhet të zgjedhë mes postit të presidentit dhe kreut të LDK-së”, ka deklaruar Donika Kada Bujupi, deputete e AAK-së.

Por nga ana e saj LDK i ka hedhur poshtë akuzat ndaj presidentit të Republikës, duke theksuar se ai po zbaton me rigorozitet Kushtetutën e vendit.

“Presidenti vazhdon detyrën e tij kushtetuese, ai është larguar nga drejtimi i LDK. Presidenti po i bën nder Kosovës me ushtrimin e detyrës kushtetuese dhe kjo do të vlerësohet më vonë”, ka deklaruar Lutfi Haziri.

Ndërkohë, 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë bashkuar firmat në një padi kundër presidentit Sejdiu, i cili sipas tyre po shkel Kushtetutën duke qenë njëkohësisht kre shteti dhe kryetar i LDK-së.

Top Channel