Negociatat, PS mandaton Ruçin

13/07/2010 14:00

Grupi i Partisë Socialiste mandatoi kreun e deputetëve Gramoz Ruci për negociata me mazhorancën për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Mbledhja e grupit që zgjati rreth 45 minuta caktoi Rucin për të biseduar me palën tjetër për pikat e mosmarrëveshjeve, në përpjekje për zgjidhjen e tyre.

Një ditë më parë kryeministri Sali Berisha mandatoi kryetarin e grupit kuvendor të Partisë Demokratike Astrit Patozi për të vijuar negociatat.

Top Channel