Hetimi i zgjedhjeve, të mërkurën takimi i parë Patozi-Ruci

13/07/2010 15:10

Politika shqiptare i është rikthyer komunikimit të drejtpërdrejt pa ndërmjetësim ndërkombetar për cështjen e hetimit të zgjedhjeve.(UPDATE)

Dy kryetaret e grupeve më të medha parlamentare, demokrati Astrit Patozi dhe socialisti Gramoz Ruçi do të bëjnë një përpjekje të re për të përfunduar ate qe nisi ne takimin e Strasburgut mes Sali Berishes dhe Edi Rames.

Patozi dhe Ruçi do te takohen paraditen e se merkures ne mjediset e Kryesise se Kuvendit, ku do te diskutojne mbi modalitetet e ngritjes se nje komisioni hetimor, qe do te hetoje zgjedhjet e 28 qershorit. Nje ceshtje kjo qe po mban peng prej me shume se nje viti bashkepunimin mes dy forcave te medha politike.

Takimi mes Astrit Patozit dhe Gramoz Ruçit vjen menjehere pasi kryeministri Berisha dhe grupi parlamentar demokrat mandatoi kreun e tij per te hyre ne bisedime me socialistet per te eksploruar mundesite e zbatimit te rezolutes se Parlamentit Europian. Te dyja palet e kane pershendetur rezoluten, por, sic ndodh me cdo dokument te rendesishem per Shqiperine, e kane lexuar ate ne menyre te ndryshme. Pika qe kerkon hetimin e materialeve zgjedhore eshte interpretuar nga kryesocialisti Edi Rama si mundesi, qe Parlamenti te hetoje edhe fletet e votimit.

Ndersa kryeministri Sali Berisha, thote se, per ta bere kete, Parlamentit i duhet me pare nje vendim nga Gjykata Kushtetuese ose Gjykata e Strasburgut. Per ta permbledhur me nje fjali, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci, ne takimin e neserm do te duhet te vendosin, nese komisioni hetimor do te nise pune me fletet e votimit te paprekura apo pasi fletet e votimit te jene djegur. Nje mision qe, deri tani, ka rezultuar i pamundur.

Top Channel