PS, reagim kundër Metës

13/07/2010 19:55

PS ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit, Ilir Meta i cili në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se për hetimin e fletëve të votimit, opozita duhet të nxitojë për të bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.

“Shqiptarët janë mësuar me Ilir Metën që ndryshe thotë dhe ndryshe vepron. Ai kërkon të fshehë kutitë ku humbi edhe vetë. Pa transparencën e së shkuarës nuk mund të ecet përpara dhe djegia e kutive të votimit asnjëherë nuk mund të jetë një opsion”, është shprehur deputetja socialiste Olta Xhaçka.

Top Channel