Flota izraelite nis përpjekjet ndalimin e anijes libiane

14/07/2010 00:35

Megjithë thirrjet e Izraelit se nuk do të lejojë anijen libiane të ankorohet në portet e Gazas, një zyrtar i lartë i Libisë deklaroi se anija vazhdon itinerarin e saj për të dërguar ndihmat për palestinezët.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, kreu i fondacionit “Ghedaffi International”, fondacion ky që ka marrë përsipër nisjen e anijes “Amalthea” drejt brigjeve të Gazas, shprehet se anija vazhdon itinerarin e saj fillestar.

“Anija vazhdon rrugën e saj për në Gaza dhe nuk është marrë asnjë vendim për të ndryshuar kursin e saj. Ka një ultimatum prej autoriteteve izraelite për t’u larguar nga zona brenda natës, por ne nuk do të lëvizim”, deklaron drejtori i fondacionit që udhëhiqet nga djali i liderit të Libisë, Muamar Gedafi.

“Amalthea” është tentativa më e fundit për të thyer bllokadën izraelitë ndaj Gazës dhe mbërrin vetëm 6 javë nga operacioni i përgjakshëm i forcave speciale hebreje ndaj një anijeje humanitare, ku gjetën vdekjen 9 shtetas turq.

Top Channel