Gaza, bllokohet në det anija libiane

14/07/2010 08:15

Anija humanitare libiane e nisur për në Gaza është bllokuar në det për shkak të një defekti në motor.

Drejtori ekzekutiv i fondacionit Gheddafi që ka përgatitur ngarkesën, tha se anijet ushtarake izraelite kanë rrethuar mjetin lundrues me emrin “Amalthea”.

Nga ana tjetër një zëdhënës i ushtrisë së Izraelit mohoi këtë lajm duke thënë se anijet nuk e kanë rrethuar misionin humanitar. “Nuk ka zhvillime të reja dhe gjithcka është normale”, theksoi ai.

Top Channel