BP shtyn testet e tapës së re

14/07/2010 08:30

Kompania britanike British Petroleum ka shtyrë testet e ditës së sotme për të provuar tapën e re rë vendosur në pusin e naftës në Luiziana.

“Kemi vendosur të bëjmë analiza të reja gjatë së mërkurës dhe të enjtes”, lexohet në komunikatën e admiralit të Rojes Bregdetare, Thad Allen, i cili po monitoron situatën në Gjirin e Meksikës.

Testi që do zgjasë nga 6 deri në 48 orë konsiston në mbylljen e valvulave në mbulesën prej 70 tonelatash për të verifikuar presionin e pusit. Nëse tapa nuk siguron mbylljen e pusit, atëherë nafta që do dalë në del do të pompohet nga anijet për në sipërfaqe.  

Top Channel