Negociatat, vijon takimi Patozi-Ruçi

14/07/2010 12:00

Vijon takimi mes negocitorit demokrat Astrit Patozi dhe atij socialist Gramoz Ruçi, për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Takimi zhvillohet në kryesinë e kuvendit, ndërsa Patozi dhe Ruçi do të vendosin të vetëm, ballë përballë sot, për të rinisur negociatat e treta përgjatë një viti debatesh mbi hapjen ose jo të kutive të votimit për zgjedhjet e mbajtura në qershorin e vitit 2009.

Ajo që dihet me siguri pas negociatave të sotme është prononcimi publik që krerët e grupeve parlamentare do të japin pas takimit në Kryesinë e Kuvendit. Ndërsa e paqartë paraqitet mundësia e gjetjes së një kompromisi mes palëve për çështjen e kutive të votimit, një “ngërç” i cili nuk është kaluar nga palët as nga negociatat me Presidentin Topi dhe as nga përfshirja në këto negociata e krerëve më të lartë të Këshillit të Europës, Parlamentit dhe Këshillit Europian.

Top Channel