Patozi: Transparencë pa shkelur Kushtetutën

17/04/2010 13:25

I mandatuari i mazhorancës për negociata për zgjidhjen e ngërcit, Astrit Patozi deklaroi se shpreson që në ditët e ardhshme të procedohet sa më parë për ngritjen e Komisionit hetimor, më qëllim transparencën dhe jo shkeljen e kushtetutës së vendit.

“I bëra të qartë bashkëbiseduesit tim, Gramoz Ruçi se mazhoranca është për respektimin e plotë të shtetit ligjor dhe brenda këtyre hapësirave është gati të pranojë cdo lëshim të opozitës. Jemi gati të implementojmë frymën e rezolutës së Parlamentit Evropian, duke theksuar se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë dokument që i referohet Shqipërisë që do të përfshijë në rradhë e tij kapërcimi e nenit të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”, u shpreh Patozi.

Sipas tij, opozita sot ka dy rrugë, e para: t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe kjo e fundit Komisionit të Venecias; e dyta: në rast se nuk i premton koha, mazhoranca është gati që sot të ngrejë një komision hetimor që të ketë objekt të tij materialet zgjedhore, duke respektuar kodin elektoral në përgjithësi.

Top Channel