Sejdiu: Askush nuk do ta rrëzojë vendimin për pavarësi

14/07/2010 13:05

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi të mërkurën se askush nuk do ta rrëzojë vendimin për pavarësinë e Kosovës dhe se pavarësia është vullnet i pakthyeshëm i qytetarëve të vendit.

Këto komente Sejdiu i bëri pas takimit me kreun e Prishtinës, Isa Mustafa.

Sejdiu duke folur për vendimin e GJND-së tha se nuk dëshiron ta parashikojë, megjithatë sipas tij faktet që i ka ofruar Kosova në këtë institucion nuk mund t’i rrëzojë askush. Po ashtu ai ka folur për gjykata në veri, duke theksuar se është në interes të të gjithë qytetarëve vendosja e ligjshmërisë.

Top Channel