Vizat, Fajon optimiste për votimin e draft-rezolutës

14/07/2010 15:15

Raportuesja për vizat Tanja Fajon shprehet e sigurtë se Parlamenti Europian dhe parlamentet nacionale do ta votojnë projekt rezolutën për heqjen e vizave.

Ndërsa shpreh sigurinë, zonja Fajon përmend edhe risqet e mundshme për Shqipërinë, duke u fokusuar tek kriza politike, protestat dhe funksiononimi i parlamentit.

Tanja Fajon: Parlamenti Europian eshte ende i vendosur per heqjen e regjimit te vizave ndaj Shqiperise dhe Bosnjes, sapo te jene permbushur kriteret nga keto dy vende. Koleget e grupimeve kryesore politike shprehen mbeshtetje te madhe dhe une pres qe te kemi raportin oral nga Komisioni ne fillim te shtatorit. Ekspertet po vleresojne ne Shqiperi procesin kete jave. Une kam lajme inkurajuese deri tani e shpresoj qe raporti i Komisionit te jete pozitiv ne shtator, dhe nese rezultatet do te jene te kenaqshme, ne parashikojme qe te behet votimi ne seance plenare ne shtator ose ne tetor.

Top Channel: A prisni ndonje verejtje te motivuar me principin e subsidiaritetit nga parlamentet nacionale?

Fajon: Deri tani nuk na kane derguar gje, e nuk pres qe gjate veres parlamentet nacionale te reagojne realisht. Aktualisht po ndjekim proceduren normale, ku raporti u prezantua dhe ne shtator, kjo do te jete me e qarte ndoshta pasi te jepen dhe vleresimet nga Komisioni. Pastaj nuk e perjashtoj mundesine qe disa debate te rihapen, ..shqetesime te reja, por shpresoj qe ne te merremi me kete proces sa me shpejt, dhe qe vendosmeria e dy qeverive te mbetet, jo vetem per kete jave e ate qe kaloi, por edhe ne muajt e ardhshem.

Top Channel:Sipas informacioneve tuaja cfare shqetesimesh  ka  deri tani ?

Fajon: Te gjithe po presim raportimin nga ekspertet. Kam garanci se pari nga Sarajeva e tani dhe nga Tirana se ato kritere qe kane mbetur, jane permbushur. Shpresoj qe ekspertet do te njohin po ashtu kete progres e qe ne shtator do kemi nje raport pozitiv. Ne rast se raporti nuk do te jete pozitiv, kam frike se i gjithe procesi mund te shtyhet. Nje shqetesim tjeter eshte per shembull situata politike ne Shqiperi. Nese do te perballim protesta serioze serish ne rruge, apo do te mungoje dialogu mes politikaneve te te gjitha paleve, ose qe Kuvendi te mos jete funksional, atehere vendet antare do te shprehin shqetesime te tjera, sigurisht, sepse vizat jane proces teknik, por duam te shohim gjithashtu nje vend me stabilitet te mire politik.    

Top Channel
: A mendoni se Bosnja e Shqiperia do te qendrojne bashke ne kete proces deri ne fund, apo shihni ndonje ndarje te mundshme?

Fajon: Shpresoj qe bosnja e shqiperia do te jene ne te njejten pakete per raundin e dyte te liberalizimit te vizave. Natyrisht eshte gjithnje e mundur qe nje vend te ece me ngadale se tjetri, e ne fund te fundit ne i cmojme sipas meritave individuale. Nese vime ne situaten ku teknikisht njeri prej vendeve nuk permbushe teresisht te gjitha kriteret e percaktuara nga komisioni, atehere eshte e mundur qe keto dy vende te ndahen e dikush te shkoje me shpejte se tjetri. Shpresoj qe ky te jete me shume nje skenar i pamundur, pasi duam qe te finalizojme procesin per te dy vendet ne te njejten kohe, por sic e thashe nuk perjashtohet qe njeri prej vendeve te ece me shpejt nese i ploteson kriteret.

Top Channel
: Ne fakt ju ne raportin tuaj thoni se do te ishte shume e rendesishme qe ne fillim te vjeshtes 2010,  bosnja vecanerisht te merrte liberalizimin e vizave, duke argumentuar me situaten politike dhe ceshtjet etnike atje. A eshte ky nje sinjal?

Fajon: Nuk po ve asnje shenje te vecante. Une mbeshtes plotesisht liberalizimin e vizave per te dy vendet, Shqiperine dhe Bosnjen. Ndoshta Bosnja eshte pak me komplekse sepse ka grupe te ndryshme etnike e mw shume ndaresi ne kompleks si shtet, por te dy vendet kane bere progres te mire gjate muajve te fundit, nga pikpamja teknike. Persa i takon anes politike, situatat jane shume te ndryshme nga njeri vend ne tjetrin. Ndaj shpresoj qe ky proces teknik i deritanishem do te mbetet thjesht proces teknik e qe ne nuk do te flasim ne fund per nje vendim politik, gje per te cilen  ne ndjejme sot shqetesime kundrejt vendeve antare se nuk po shikojne vetem procesin teknik dhe kriteret teknike.

Top Channel:Por cfare?

Fajon
: Ka shqetesime tek vendet antare per situaten politike ne Shqiperi per shembull. Dhe kjo, nese situata do te perkeqesohet, mund te vonoje procesin per heqjen e vizave ndaj Shqiperise. Shpresoj qe ne do t’i permbahemi qendrimit per kriteret teknike e qe ky proces nuk do te behet politik ne fund.   

Top Channel