Mitrovica, EULEX: S’ka datë për kthimin e gjyqtarëve

14/07/2010 16:00

Shefi i misionit EULEX, Yves de Kermabon ka deklaruar se nuk ka ende një datë të përcaktuar për kthimin e gjyqtarëve shqiptarë dhe serbë në gjykatën e Mitrovicës.

“Gjyqtarët shqiptarë dhe ata serbë nuk do të kthehen në gjykatën e Mitrovicës më 15 korrik. Asnjë datë nuk është përcaktuar për kthimin e tyre”, ka pohuar De Kermabon.

Sipas tij, aktualisht gjykata në veri të Kosovës funksionon vetëm përmes pranisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve të misionit evropian për rendin dhe ligjin.

De Kermabon ka shtuar se bisedimet për kthimin e zyrtarëve lokalë po vazhdojnë të zhvillohen me palët kryesore.

“Kthimi i tyre do të mundësojë vendosjen e drejtësisë nga një gjykatë me sistem multietnik, që do të shërbejë për të gjitha komunitetet”, ka shtuar kreu i EULEX

Top Channel