Patozi-Ruci, ‘OK’ komisionit

14/07/2010 16:35

Takimi i parë 90 minutësh mes Astrit Patozit dhe Gramoz Ruçit ka përfunduar me premtime të dyanshme për ngritjen e një komisioni të ri parlamentar, që do të duhet të hetojë zgjedhjet e vitit të kaluar. (UPDATE)

Dy kreret e grupeve parlamentare kanë rënë dakord në parim, që të përmbushet edhe një kërkese tjetër e opozitës, per gjetjen e modaliteteve qe Partia Socialiste te kete edhe juridikisht te garantuar shumicen ne kete komision, qe deri tani ishte nje premtim vetem verbal i kryeministrit Berisha. Nese komisioni do te ngrihet, palet kane rene dakort, qe te gjitha institucionet t’i kthejne pergjigje komisionit ose t’i vene atij ne dispozicion materialet jo me vone se 7 dite nga paraqitja e kerkeses. Ne keto ceshtje te dy kreret e grupeve parlamentare folen, vec e vec, me te njejtat vleresime, madje mazhoranca foli per koncensione ndaj opozites.

Kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci theksoi se ‘të dy palët ranë dakord që drejtimin e komisionit ta ketë opozita e në takimet që do të vijnë duhet te gjenden modalitetet përkatëse ligjore për garantimin e dakordësisë politike”.

Ndërsa kreu i grupit demokrat Astrit Patozi theksoi se kërkesa e përsëritur e opozitës për të patur shumicën ligjore në komision është një koncension shumë i madh, për shkak se ligji për organizimin  dhe funksionimin e komisioneve hetimore nuk e mundëson këtë.

“Do të gjejmë modalitete që edhe ligjin edhe të mos e ndryshojmë, por edhe opozita të jetë e kënaqur në kërkesën e saj”, u shpreh Patozi.

Por takimi koke me koke mes Astrit Patozit dhe Gramoz Rucit, pervec shprehjes se vullnetit te dyanshem dhe venies se piketave per ceshtje qe edhe me pare ishte shprehur dakortesia publike, nuk ka sjelle asgje te re per thelbin e mosmarreveshjes, trajtimin e fleteve te votimit nga komisioni hetimor.

Te dy pranuan se per kete ceshtje nuk ka ende konsensus. I pyetur nese opozita eshte e gatshme te pranoje ngritjen e komisionit hetimor sipas nenit te kodit zgjedhor, qe parashikon djegien e fleteve te votmit, kreu i deputeteve socialiste dha kete pergjigje.

“Fola për gjetjen e modaliteteve, e bëhet fjalë për kutinë e fletevë të votimit që do të jetë jetë objekt diskutimi në takimet e radhës”, tha Ruci.

Por per kreun e deputeteve demokrate, ceshtja e fleteve te votimit ka vetem dy rruge per t’u trajtuar nga parlamenti, ose opozita te kerkoje vendim nga gjykata kushtetuese, ose te pranoje zbatimin e kodit per djegien e tyre.

“Ne jemi gati të diskutojmë sot për ngritjen e komisionit hetimor, që të ketë objekt materialet zgjedhore, por duke resektuar kodin elektoral në fuqi, që djeg kutitë e fletëve të votimit”, tha Patozi.

Socialistet nuk e preken publikisht ceshtjen e Gjykates Kushtetuese, ndersa demokratet u duken te vendosur ne qendrimin e shprehur nga zoti Patozi. Megjithate palet i kane dhene kohe njera-tjetres deri ne takimin e ardhshem per te cilin nuk ka nje date.

Por si kufi maksimal, nese do te gjendet ose jo zgjidhja per ngritjen e komisionit hetimor eshte fundi i korrikut, qe perkon me mbylljen e sesionit parlamentar. 

Top Channel