Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të drejtësisë mbi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës do të jepet më 22 korrik.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni, i cili ka shprehur bindjen e tij se pas këtij vendimi Kosova do të ketë njohje të reja.

“Argumentet e Kosovës të dërguara në GJND na bëjnë të besojmë në një vendim pozitiv, i cili do të rikonfirmojë pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Hyseni.

Ai ka shtuar më tej se pas këtij vendimi ato vende që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës do të ndërmarrin këtë hap.

Top Channel