Vizat, në dorë të Shqipërisë

14/07/2010 21:05

Rezoluta e hartuar nga raportuesja për vizat Tanja Fajon, përvecse në komitetin e sigurisë do të diskutohet dhe do të votohet edhe në komitetin e jashtëm të Parlamentit Europian.

Raportuesja në komitetin e jashtëm, Sarah Ludford deklaron në një intevristë për Top Channel se liberalizimi i vizave do të varet tërësisht nga qeveria shqiptare.

“Duke supozuar se vendimi do të jetë pozitiv, ne mund të vijojmë me ngadalë procedurën në PE. Gjithcka mbetet tek Këshilli i 27 vendeve anëtare. Nëse vendimi shtyhet, do të ishte një cështje politike”, ka pohuar Ludford.

Baronesha thekson se heqja e vizave është një përgjegjësi ekskluzive e qeverive të Tiranës dhe Sarajevës zyrtare.

“Cështja nëse Bosnja dhe Shqipëria do të përmbushin kriteret e mbetura të udhërrëfyesit është cështje dëshmish dhe varet nga ata, nga qeveritë. Nuk ka cfarë të bëjë Brukseli në këtë drejtim. Raporti do bëhet në shtator dhe nëse do jenë përmbushur reformat, do ketë raport pozitiv. Ndryshe qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjes do lihen në baltë. Ne si eurodeputetë nuk mund të bëjmë reofrma në vendin e tyre”, ka nënvizuar ajo.

Ludford kujton se vitin e kaluar vendimi nuk mund të merrej pasi Shqipëria dhe Bosnja nuk kishin përmbushur kriteret. Progresi nga këto dy vende, sipas saj, u arrit vetëm vitin e fundit.

“Kushtëzimi funksionoi, në kuptimin që funksionoi presioni ndaj autoriteteve për reformat që ishin të rëndësishme për BE, i cili u tregoi dy vendeve se cfarë duhet të bënin. Lufta kundër krimit, forcimi i kufijve, të gjitha këto ishin të rëndësishme dhe u takonte qeverive të Shqipërisë dhe Bosnjes për t’i përmbushur”, ka shtuar Ludford.

Top Channel