“BP” merr “Ok” për testimin

15/07/2010 00:55

Autoritetet federale amerikane i hapën dritën jeshile kompanisë “Bp” për vendosjen e kapakut të ri i cili pritet të bllokojë një pjesën më të madhe të naftës që rrjedh nga thellësitë e Oqeanit në Gjirin Persik dhe në rastin më të mirë ta bllokojë totalisht rrjedhjen.

Lajmi u publikua prej koordinatorit federal i përcaktur për përballimin e katastrofës ekologjike, Ted Alen, i cili sqaroi se testi i do të zgjasë nga 6 deri në 48 orë.

“Ok” i federalëve i hap rrugën vendosjes së kapakut prej 70 tonësh që mendohet të mbyllë valvulat e rrjedhjes së pusit. Testimi ishte parashikuar për ditën e martë por miratimi prej autoriteteve federale vonoi planin e “BP”.

Top Channel