Gaza, anija me ndihma ndodhet në Egjipt

15/07/2010 10:05

Anija me ndihma për popullsinë e Gazës ndodhet në një port egjiptian, pas dështimit të tentativës për të shkelur bllokadën e Izraelit.

Anija u lokalizua nga anijet ushtarake izraelite jashtë bregut të Gazës dhe u detyrua nga ato të drejtohej për në jug.

Gjithësesi, këtë herë personeli i anijes, e nisur me iniciative të të birit të kolonelit Muammar Gaddafi, nuk rrezikonte të ndodhej nën breshërinë e plumbave.

Në maj, komandot izraelitë ndërhynë në një anije me ndihma duke vrarë 9 persona që ndodheshin në të, të gjithë shtetas turq.

Ditën e hënë, raporti i ushtrisë izraelite mbi këtë ngjarje thoshte se gjatë operacionit të komandove janë bërë gabime.

Top Channel