Eksperti i njohur i cështjeve ballkanase, Daniel Server ka deklaruar se shpreson që pas vendimit të GJND-së Kosova të njihet nga 100 vende të tjera.

“Shpresoj të shoh Kosovën të ketë siguruar rreth 100 njohje në një të ardhme të afërt. Ky është një qëllim shumë i rëndësishëm”, ka pohuar Server.

Sipas tij, opinioni i GJND-së nuk do të ndryshojë faktet bazë për pavarësinë e Kosovës.

Drejtori i Institutit amerikan për Paqen ka shtuar më tej se cilido që të jetë vendimi i GJND, pala kosovare dhe ajo serbe duhet të ulen në bisedime për cështjet teknike.

Ndërsa përsa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve, Server ka theksuar se Prishtina dhe Beogradi duhet të mendojnë mirë pasojat që mund të vijnë nga ajo.

Top Channel