Aksidentet, 80 viktima në verë

15/07/2010 15:10

Rreth 80 persona humbën jetën gjatë vitit të kaluar vetëm në stinën e verës si pasojë e aksidenteve rrugore.

Specialistët e Institutit te Shendetit Publik kane verejtur se aksidentet me vdekje jane shkaktuar kryesisht nga emigrantet te cilet kur vine ne Shqiperi nuk respektojne asnje rregull te qarkullimit rrugor, dhe levizin me shpejtesi mbi cdo norme te lejuar

“Targat e huaja kanë qenë protagonistët kryesorë të aksidenteve, sidomos ato makine me timon në krah të kundert”, thotë specialisti Boris Miska.
 
Aksidentet rrugore vazhdojne te mbeten te larta edhe pas kontrolleve dhe gjobave te policise rrugore, pasi kryesisht emigrantet  jane te prirur te qarkullojne duke shkellur rregullat.

“Ashtu edhe si në rruget e Evropes emigrantët kur kthehen në Shqipëri, duhet të tregojnë rregull, kujdes sepse rrezikojnë jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë”, u shpreh Miska.

Te dhenat zyrtare tregojne se ne vitin 2009, 19 % e aksidenteve jane shkaktuar nga kalimtarët e pakujdesshem. Gjate ketij viti jane regjistruar 378 vdejekje, dhe rreth 368 persona te plagosur. Numri i aksidenteve te regjistruara nje vit me pare eshte 1316 dhe eshte me i larte se 3 vite me pare.

Top Channel