BP ndal rrjedhjen e naftës

16/07/2010 00:50

Kompania e naftës BP ka mundur të ndalojë përkohësisht rrjedhjen e naftës nga Gjiri i Meksikës, gjë që ndodh për herë të parë pas shpërthimit në platformën Dipëater Herizon.

Gryka e pusit është bllokuar me një kapak, gjatë këtij testimi që do të zgjasë 48 orë.

Shefi i BP, Kent Uells tha se nafta nuk rrjedh më që prej orës 14.25 me orën lokale dhe u shpreh i lumtur nga progresi i shënuar.

Por pavarësisht këtij suksesi, gjigandi i naftës thote se kjo nuk do të thotë që rrjedhja e naftës dhe gazit ka ndaluar. Ted Allen, përfaqësuesi i Qeverise amerikane për krizën tha se megjithëse ky është një lajm i mirë, pusi duhet te hapet serish dhe fill pas kësaj të nisë mbledhja e naftës në anije.

Top Channel