Ekspertët serbë janë të mendimit se pas vendimit të GJND-së, cështja e statusit të Kosovës do të transferohet në Nju Jork.

Sipas specialistëve, i mbetet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që në bazë të opinionit të gjykatës së Hagës të miratojë një rezolutë.

Në këtë drejtim, theksojnë ekspertët, Serbia duhet të bëjë cmos që përmes kësaj rezolute të konstatohet se statusi i Kosovës është ende i papërcaktuar.

“Nëse opinioni i gjykatës do të jetë me dy kuptime, atëherë cdo nuancë është thelbësore. Por peshën e opinionit e përcakton edhe numri i votave. Me dërgimin e cështjes në GJND, Serbia ka fituar kohë dhe ka ngadalësuar njohjet e Kosovës. Tani do të shohim nëse përvec kohës do të mund të fitojmë edhe dicka tjetër”, ka deklaruar Tibor Varadi, ekspert i së drejtës ndërkombëtare nga Novi Sadi.

Top Channel