“BP”: Testi vazhdon me sukses

17/07/2010 03:25

Vazhdon me sukses testimi i kompanisë naftënxjerrëse “BP” për të ndalur rrjedhën në pusin e naftës në Gjirin e Meksikës.

Sipas autoriteteve amerikane për momentin kapaku gjigant i vendosur nuk lejon rrjedhjen edhe pse presioni ndaj tij është rritur disa herë. Kjo sipas tyre tregon se pusi i naftës i cili prej mëse tre muajsh po ndot Gjirin e Meksikës mund të kontrollohet.

Testimi i “BP” nisi ditën e enjte ku u tha se do të zgjasë deri në 48 orë. Gjithësesi kjo nuk është masa përfundimtare për të ndalur rrjedhën e arit të zi.

Top Channel