Bashkimi Evropian po përgatitet të reagojë pas vendimit të GJND-së mbi pavarësinë e Kosovës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave pritet që BE të kërkojë bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit, por jo për statusin.

Por, theksojnë burimet, në këtë pikë ka mosmarrëveshje në radhët e BE-së, në vecanti mes vendeve që e kanë njohur dhe atyre që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Javën e kaluar Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për Kosovën, përmes të cilës u bëhej thirrje 5 vendeve anëtare që të njohin shtetin e ri.

Ndërkohë, autoritetet kosovare shprehen të bindura se pas vendimit të GJND-së vendi i tyre do të ketë një valë njohjesh të reja.

Top Channel