Rrëshen, autobuzi në humnerë, 6 të vdekur

17/07/2010 17:45

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e 6 personave është regjistruar në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz.

Sipas informacioneve të fundit, një autobuz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë të thellë rreth 500 metra.

Autoritetet lokale deklarojnë se deri tani numërohen vetëm 6 viktima, mes të cilave edhe disa fëmijë.

Sipas të njëjtave burime, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe banorët e zonës për të rekuperuar personat e mbijetuar.

Top Channel