Aksidenti, rëndohet bilanci i viktimave

17/07/2010 18:00

Është ngjitur në tetë numri i viktimave të aksidentit rrugor të ndodhur në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku një autobuz ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë.

Sipas informacioneve të fundit, agjentët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje kanë zbuluar tetë trupa, të cilët në castin e aksidentit kanë dalë nga dritaret e autobuzit.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se bilanci i viktimave, mes të cilave ka edhe fëmijë, mund të rëndohet.

Ndërkohë, autoritetet nga Tirana kanë ngritur një shtab të posacëm për ngjarjen, si dhe kanë nisur tre helikopterë të RENEA-s me disa polumbarë në bord, pasi autobuzi ka rënë në lumin Fan.

Top Channel