Topi: I lënduar për humbjen e jetëve

17/07/2010 20:35

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka vizituar personat e plagosur në aksidentin tragjik të Pukës.

Në një prononcim për gazetarët, kreu i shtetit ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, si dhe ka dhënë garancinë e tij se masat e marra nga autoritetet mjekësore janë në nivelin e duhur.

“Ndihem shumë i lënduar. Shpreh ngushëllimet për të gjitha familjet që patën viktima, duke u thënë se jam pranë tyre. Uroj që të plagosurit të dalin nga gjëndja kritike. E rëndësishme është se ka pasur dhe ka një organizim të shkëlqyer”, ka deklaruar Topi.

Top Channel