Ndërsa ka nisur një sërë hetimesh të mëdha për korrupsion në tre muajt e fundit, EULEX ka fituar vetëm pesë cështje.

Kjo shifër ka dalë nga hulumtimi i një organizate joqeveritare në Kosovë, qe ka vënë disi në dyshim mitin e misionit europian të drejtësisë.

“EULEX nuk ka nxitur reformat në gjyqësor. Zyrtarët e EULEX në gjyqësor kanë bërë një performancë të dobët. Kemi pasur vetëm 5 vendime, ndërkohë që cështja e gjykatave në veri mbetet e pazgjidhur. Sic duket, kemi pasur një rënie të aktivitetit krahasuar me 3 muajorin e kaluar”, ka deklaruar Seb Bytyci, përfaqësues i Institutit Ballkanik të Politikës.

Bytyci i ka bërë thirrje misionit evropian që të hetojë seriozisht dhe jo të mbulojë proceset me “spektakle” duke bastisur institucionet shtetërore.

“Të kemi rezultat konkret në luftën kundër korrupsionit. E rëndësishme nuk është se si bëhen hetimet, por rezultatet e këtyre hetimeve”, ka shtuar Bytyci.

Top Channel