Tragjedia, mesazhe ngushëllimi nga autoritetet kosovare

18/07/2010 17:20

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dr. Bamir Topi, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së qytetarëve që pësuan dje në aksidentin tragjik në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz. (UPDATE)

“Ky lajmi i kobshëm është përjetuar me pikëllim të thellë kudo në Kosovë. Prandaj, në këtë ditë zie për të gjithë ne, ritheksoj solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe, me familjarët e viktimave, me institucionet e shtetit dhe me mbarë popullin shqiptar”, thuhet në telegramit e presidentit Sejdiu.

Sejdiu uron që të plagosurit të shërohen sa më shpejt dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.

Telegram ngushëllimi ka dërguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.

“Duke marrë pjesë në këtë dhimbje, ju lutëm shkëlqesi, të pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për Ju, për familjet që humbën familjarët dhe më të dashurit e tyre dhe për popullin e Republikës së Shqipërisë ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejt”, thuhet në telegramin e kryeparlamentarit kosovar.   

Top Channel