Akuzat ndaj Priftit

25/07/2010 20:00

Partia Socialiste i vazhdoi edhe sot akuzat për korrupsion dhe abuzime me detyrën ndaj Ministrit të Ekonomisë, Dritan prifti.

Deputetja Eglantina Gjermeni në një konferencë për shtyp tha se është absurd fakti që një ministër akuzohet për abuzime me detyrën nga opozita dhe media e qeveria hesht.

“Rasti i pasurimit të Dritan Priftit me 2.5 miliard lek në më pak se një vit është rasti tipik i kapjes së shtetit shqiptar. Dritan Prifti se duke heshtur dhe duke mos iu përgjigjur akuzave që rëndojnë mbi të nuk do mund të shpëtojë. Për aq kohë sa nuk do të ketë zbardhje të kësaj të vërtete, opozita shqiptare nuk do të rreshtë së bëri publik këtë rast flagrant korrupsioni, konflik interesi dhe abuzimi me detyrën”, deklaroi deputeja e PS-së, Eglantina Gjermeni.

Top Channel