Publicitet
City, 400 milionë euro shpenzime për 2 vjet
27/07/2010 17:35

City, 400 milionë euro shpenzime për 2 vjet
Në rreth 2 vjet, arabët e Manchester City-t kanë investuar një mal me euro për të ndërtuar një skuadër të vërtetë në nivelet botërore.

Tashmë projektin e ka në dorë italiani Roberto Mancini që sapo ka mbyllur edhe blerjen e sulmuesit Mario Balotelli. 400 milionë euro janë investuar deri tani nga sheiku Mansour bin Zayd Al Nahyan, i cili paguan edhe 90 milionë euro paga në sezon.

Objektivi i vetëm është fitorja në Premier League e Champions League kur gjithcka nisi nga blerja e brazilianit Robinho për 42 milionë euro. Që prej asaj kohe, skuadra “Citizens” është pasuruar edhe me 20 lojtarë të tjerë të klasit botëror pasi për momentin është një nga shoqëritë më të shëndosha ekonomikisht. 126 milionë euro janë shpenzuar vetëm në vitin 2010 për të blerë Boateng (12), Kolarov (19), Yaya Toure (30), Silva (30) dhe Balotelli (35). City numëron 39 lojtarë; 5 portierë, 12 mbrojtësa, 13 mesfushorë dhe një numër të madh sulmuesish, Robinho, Tevez, Adebayor, Bellamy, Santa Cruz, Balotelli, Jo, Caicedo dhe Tchuimeni-Nimely.

Por nga ana tjetër, parashikohen largime për të lehtësuar shpenzimet dhe i pari në listë është Adebayor, ndërsa Robinho fiton 7 milionë në sezon dhe pothuajse asnjë skuadër nuk ka luksin ta blejë. Me pak fjalë, sheiku Manssour e ka mbajtur premtimin, tashmë duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe trajneri italian, Roberto Mancini.

Vendos ne Facebook
Lajmet kryesore
Kuvendi nis pa hetim
Konferenca e Kryetarëve: Nuk ka kërkesë nga PS
Tiranë, pastronin pusin, vdesin dy vëllezër
Dy persona të tjerë plagosen rëndë
SHBA, tjetër shpërthim në Gjirin e Meksikës
Hidhet në erë platforma e naftës
Privatizmi i 'Albpetrol', pa formulë
'Patton Boggs' : Shitja në fund të vitit
P U B L I C I T E T
Me te lexuarat
© Top Channel 2001-2010 / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Shqip - TAR - Digitalb -Top Gold - VGA Studio