
Vitin e kaluar Velipoja u shpall nga Ministria e Mjedisit, “plazhi me rërën dhe ujin më të pastër në të gjithë bregdetin shqiptar”. Autorietet lokale mendojne se kjo eshte nje nga arsyet pse numri i pushuesve ne kete zone rritet cdo vit.
Sipas parashikimeve, pritet qe kete vit numri i pushuesve te arrije ne 200 mije vete. Shumica e tyre vijne nga Kosova. Megjithate cmimet e restoranteve dhe njesive te akomodimit jane te larta dhe shumica e pushuesve i zgjidhin vete nevojat e tye.
Velipoja me heret ka qene plazh qe frekuentohej me se shumti nga banoret e zonave perreth saj qe ka nisur te terheqe vemendjen e qyetarëve nga i gjithe vendi pasi rera e ketij plazhi njihet nga specialistet edhe per vlerat kurative te saj. Megjithate, mungesa e investimeve si nga pushteti ashtu dhe biznesi e mbajne ende larg Velipojen nga destinacionet e preferuara turistike te veres.
