Publicitet
Real Madrid marrëveshje me Khedira
29/07/2010 17:05

Real Madrid marrëveshje me Khedira
“Real Madrid ka arritur një marrëveshje me Shtutgartin për të blerë mesfushorin gjerman Sami Khedira. Lajmin e bën të ditur agjenti i lojtarit Joerg Neubauer.

“Kur të kërkon klubi më i mirë në botë i drejtuar nga trajneri më i mirë në botë duhet të mendohesh seriozisht”, shtoi Neubauer.

Fillimisht një gjë të tillë e konfirmoi drejtori sportiv i skuadrës gjermane Fredi Bobic që tha për “Bild” se është respektuar vullneti i lojtarit për t’u larguar.

“Khedira na ka bërë me dije se dëshiron të shkojë tek Real dhe tani duhet të gjejmë një zgjidhje”, theksoi ai. Kostoja e operacionit mund ta variojë nga 12 deri në 15 milionë euro.

Vendos ne Facebook
Lajmet kryesore
Kuvendi nis pa hetim
Konferenca e Kryetarëve: Nuk ka kërkesë nga PS
Tiranë, pastronin pusin, vdesin dy vëllezër
Dy persona të tjerë plagosen rëndë
SHBA, tjetër shpërthim në Gjirin e Meksikës
Hidhet në erë platforma e naftës
Privatizmi i 'Albpetrol', pa formulë
'Patton Boggs' : Shitja në fund të vitit
P U B L I C I T E T
Me te lexuarat
© Top Channel 2001-2010 / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Shqip - TAR - Digitalb -Top Gold - VGA Studio