Të lindura për të kërcyer

29/07/2010 18:55

Këto vajza, dy herë ne jave mblidhen ne kete palestër për të mësuar gjuhën e trupit që sic quhet ndryshe “artin memec” në drejtmin mësueses Ermelinda Cela.

Vijne nga shkolla te ndryshme dhe jane te moshave te ndryshme, nga 8 deri ne 14 vjec. Deri para nje viti nuk e njihnin njera-tjetren, fale kercimit, ne mungese te meshkujve, jane bere partnere dhe shoqe te mira. Nuk jane perfekte për te qene balerina, terminologjine e “kercimit” nuk e njohin mire, por arrijne te imitojë lëvizjet e baletit.

Te cliruara se bashku kercejne “cha cha cha”. Vajzat perfshihen nga ritmi i muzikes, nuk harrojne ligjin e kercimit latino-amerikan qe nuk nis nga rrahja e pare. Pedra Shahini eshte 12 vjec dhe ndihet ne piste “Mbreteresha e “Cha ChaCha”-se.

Edhe pse rastesisht vajzat ushtrohen ne zhanret e baletit, brenda tyre ekziston deshira dhe talenti. E kush me mire se mesuese Ina s’do ta vinte re kete gje. Ka 10 vjet qe ushtron femijet e kesaj moshe me qellim te qarte “orientim drejt vetvehtes”. Ana Sana eshte ne klase te katert, i kap levizjet  shpejte, ekspresiviteti e ben te harroje qe “koken ta mbaje lart” dhe Ina eshte aty per t’ia bere te ditur. I pelqen ritmi, bashke me te kercimet. Ana ushtrohet dhe ne kushtet e shtepise. Ne kohen e lire “levizjet e mesuara” e rikthejne ate tek “ushtrime ritmike” dhe prinderit jane ata qe e mbeshtesin me shume.

Te ushtrohesh per 8 muaj, ne kercime te ndryshme, nuk eshte pak. Nje mbremje artisike ne Tearin e Kukullave provokoi tek femijet “emocionet e skenes”. Ermelinda Cela thote se me kalimin e kohes po mundohet tek femijet te kultivoje “shpirtin e artistit”. Nje pune permbyllese e nje sezoni te tere, një shkëmbim shpirtëror mes levizjes dhe muzikes, nje marredhenie pasionante përjetësisht të pandashme.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel