Më 13 gusht mbushen nëntë vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit ndërmjet luftëtarëve shqiptarë dhe forcave qeveritare në Maqedoni.

Siç shkruan agjencia e lajmeve “INA”, shqiptarët në Maqedoni edhe në këtë përvjetor janë para një dileme të madhe, nëse është realizuar apo jo tërësisht Marrëveshja e Ohrit dhe fryma e saj.

Deklaratat dhe imponimet optimiste duken shumë cinike përballë fakteve dhe realitetit të zymtë të shqiptarëve, pa gjuhë shqipe, pa simbole kombëtare dhe me injorimin institucional të kësaj marrëveshjeje.

9 vite pas 13 gushtit të vitit 2001, analizat, raportet dhe vlerësimet e ndryshme flasin se dokumenti që parandaloi konfliktin e asaj kohe nuk ka arritur që të mbyllë cështjen shqiptare në Maqedoni.

Top Channel