Ramazani, Muça uron besimtarët

10/08/2010 16:15

Kryetari i komunitetit musliman shqiptar Haxhi Selim Muça ka uruar popullin shqiptar për mirëseardhjen e muajit të Ramazanit, një nga muajt më të rëndësishëm për fenë islame.

Në këtë muaj muslimanët anembanë botës tregojnë devotshmërinë e tyre ndaj Zotit.

“Ramazani është muaji i shenjtë që i është dedikuar vetëm perëndisë. Gjatë këtij muaji të gjithë besimtarët duhet të agjërojnë dhe çdo myslimanë duhet t’i përmbahet rregullave të një agjërimi të pastër. Agjëruesi agjëron për Zotin dhe ai e di se si e shpërblen atë”, është shprehur Muça.

“I uroj të gjithë muslimanëve shqiptarë të kenë një agjërim të lehtë dhe të jenë sa më afër Zotit”, theksoi Muça.

Top Channel