Një ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar besimtarët dhe qytetarët e Kosovës. Në urimin tradicional të përvitshëm, Tërnava ka ftuar besimtarët që t’i përkushtohen Allahut, të falin njëri-tjetrin dhe të japin sadakun e nevojshëm.

“Agjërimi i Muajit të Ramazanit e pajisë besimtarin edhe më shumë me ndjenjën e dashurisë., respektit, vetëdijes, urtësisë, solidaritetit, zemërgjerësisë, devotshmërisë, moralit  dhe i jep dukatë të fortë në raport me krijuesin”, u shpreh myftiu Terrnava.

Myftiu Terrnava ka uruar që ky Muaj i Ramazanit të jetë stimulim për zemrat dhe shpirtrat, për përkushtimin në forcimin e besimit drejt shkallëve të larta të devotshmërisë.
 
Mesazhe urimi për fillimin e muajit të Ramazanit kanë dërguar edhe krerët e shtetit të Kosovës, të gjitha partitë politike dhe institucionet e tjera vendase dhe ato ndërkombëtare.
 
Në muajin e shenjtë të Ramazanit myslimanët agjërojnë dhe ndihmojnë të varfëritë.

Muaji i shenjtë i Ramazanit përkujton muajin kur besohet se fjalët e Kuranit iu shfaqën profetit Muhamet 1400 vjet më parë.

Top Channel