Pakistan, rritet dëshpërimi i popullsisë

12/08/2010 08:00

Komunitetet e prekura nga përmbytjet shkatërruese në Pakistan sa vjen e dëshpërohen më shumë për shkak të situatës së rëndë.

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura të stinës kanë pushtuar jugun përgjatë lumit Indus, duke detyruar njerëzit të braktisin shtëpitë e tyre.

Mohsin Leghari, një anëtar i asamblesë rajonale të Punjabit, deklaroi për BBC se mund të ketë humbur gjithcka për shkak të katastrofës.

Ndërkohë, OKB ka bërë një apel për 459 milionë dollarë ndihma për 14 milionë personat e prekur nga përmbytjet, nga të cilat 1600 persona kanë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë rezultojnë të humbur.

Leghari, i cili jeton pranë lumit Indus, ka deklaruar gjithashtu se njerëzit tani nuk kanë as edhe një kasolle për të futur kokën, duke mbetur në mëshirë të shiut ose diellit.

Top Channel