Zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Abdilaqim Ademi kritikon qëndrimet e disa partive dhe individëve lidhur me vlerësimet për këtë marrëveshje.

“Marrëveshja e Ohrit është dokument që ka arritur të stabilizojë Maqedoninë dhe të ndërpresë luftën, e cila mund të përshkallëzohej në një tragjedi më të madhe në vend dhe rajon. Marrëveshjen e pranuan të gjitha partitë dhe bashkësia ndërkombëtare. Është tragjike tani se disa parti si sillen ndaj kësaj marrëveshje, varësisht se ato a janë në pushtet apo në opozitë, ndryshojnë qëndrimet e tyre”, citohet të ketë thënë Ademi.

Sipas tij, retorika e PDSH-së është e njohur, sepse kur është në pushtet kjo parti përfiton dhe thirret në këtë marrëveshje, ndërsa kur është opozitë e kundërshton.

Top Channel