Hapet rruga nacionale Vlorë-Himarë

13/08/2010 13:05

Rruga nacionale Vlorë – Himarë mbeti bllokuar për rreth 14 orë prej protestuesve nga Himara, ndërsa mijëra turistë kaluan natën në automjetet e tyre në pritje të rinisjes së qarkullimit. (UPDATE)

Vargu i automjeteve kapi disa kilometra ne hyrje dhe ne dalje te Himares. Aksi u bllokua nga banoret e kesaj bashkie, te cilet protestuan ne lidhje me aksidentin e qellimshem te ndodhur mbremjen  e se enjtes, kur dy te rinj nga Vlora goditen me automjetin e tyre nje 35-vjecar nga Himara, i cili mbeti i vdekur ne vend. Sipas policise, dy te rinjte dhe viktima Aristotel Guma kishin shkembyer fillimisht fjale ne rruge.

Dhe versioni i banoreve te zones mbetet se per shkak se Guma kishtë folur ne greqisht ata e kane goditur me automjetin e tyre dhe me pas e kane marre zvarre per disa metra. Kete version  mbeshtet edhe policia ne baze te deshmive te marra nga okularet ne ngjarje. Nderkohe qe dy te rinjte e arrestuar ne polici, e kane hedhur poshte kete akuze.

Banoret e Himares ne vendin ku ka ndodhur edhe ngjarja kane vene parrullen: “Drejtesi per aktivistet himariote”.

Mijëra turiste dhe udhetare te tjere kane kaluar naten ne rruge te bllokuar per shkak te kesaj proteste. Disa prej i braktisen automjetet, ose u kthyen prapa.

Policia ndërhyri në mesditë duke zhbllokuar rrugën, por ajo u bllokua sërish nga banorët, në një kohë që po zhvillohej ceremonia mortore për 35-vjecarin Gumi. Pas disa minutash aksi u zhbllokua sërish.

Top Channel