Pakistan, Daily: Zhduken 300 milionë euro

14/08/2010 14:45

Më shumë se 300 milionë euro që shumë vende të botës i kishin dhënë Pakistanit, pas tërmetit 2005-ës, rezultojnë të zhdukura. Denoncimi ka ardhur nga ‘Daily Telegraph’ e cila i referohet burimeve qeveritare.

Shuma është tërhequr nga presidenti Asif Ali Zardari drejt burimeve ende të paqarta.

Gazeta bën të ditur se shkollat, spitalet, shtëpitë dhe rrugët janë ende në pritje të fondeve.

“Në mars të 2009-ës autoritetet kanë deklaruar se ka pasur një rishikim të buxhetit, por 100 milionë kanë shkuar për projekte të tjera”, thotë gazeta.

Top Channel