Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se Beogradi nuk ka ndërmend ta tërheqë rezolutën për Kosovën që ka dërguar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Nuk planifikojmë tërheqjen e rezolutës sonë, por po zhvillojmë bisedime me faktorin ndërkombëtar, përfshirë BE-në”, ka deklaruar Jeremic për mediat lokale.

Shefi i diplomacisë serbe ka shtuar se rezoluta është pjesë e përpjekjeve të Serbisë kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

“Ajo shërben për t’iu hapur rrugë negociatave të reja të cilat do të sillnin një zgjidhje kompromisi për Kosovën”, ka shtuar Jeremic.

Top Channel